Drithërat dhe Pemët Frutore

Koleksioni ynë i drithërave dhe pemëve frutore tradicionale shqiptare

Luledielli
Luledielli
Emërtimi latin: Helianthus Annus
Origjina: Lushnje
Ngjyra: E verdhë
Ngjyra e farës: E zezë

• Bimë barishtore
• Llojet e lulediellit: kokërrvogël, kokërrmesme, kokërrmadhe
• Koha e mbjelljes: mars-prill në zonat me klimë të butë
• Farat mbillen në thellësi 2-3 cm
• Bimë eterovajore
• Pas përpunimit, bërsitë i shërbejnë industrive
• Rendimenti varion nga 3-4 tonë për hektar
• Një karakteristikë e lulediellit është që rrotullohet gjatë gjithë kohës në drejtim të diellit
Misër
Misër
Emërtimi latin: Zea Mays
Origjina: Sulovë
Ngjyra: E verdhë
Ngjyra e farës: E verdhë

• Bimë njëvjeçare barishtore
• Kërcelli i drejtë, i segmentuar dhe me nyje mund të arrijë në 2-3 metra lartësi
• Mbjellja në zonat bregdetare: fundi i marsit - fillimi i prillit
• Në zonat e mesme fushore e kodrinore: prill-maj
• Në zonat e ftohta malore: maj-qershor
• Distanca e mbjelljes midis rreshtave: 65-75 cm
• Distanca mes bimëve në rresht: 7-10 cm sipas kultivarit
grur
Grur
Emërtimi latin: Triticum Spp.
Origjina: Cërrik
Ngjyra: Kafe
Ngjyra e farës: Kafe

• Bimë barishtore
• Kërcelli i drejtë dhe cilindrik
• Koha e mbjelljes: nëntor-shkurt, sipas zonave
• Rrënjët e zhvilluara mirë ndihmojnë për thithjen e ujit dhe lëndëve ushqyese
• Lulja (kalliri) përmban kokrrat e grurit, të cilat janë të mbrojtura nga lëvore të forta
• Koha e rritjes është 90-120 ditë
• Distanca midis rreshtave: 12-20 cm
• Distanca nga bima në bimë: 2-3 cm